Supersfida me Crvena Zvezdën po mbushet me atmosferë ekzaltuese në kampin bardheblu.
Fakti se do të luajnë përballë rivalëve serbë në Shqipëri dhe motivimi nacionalist shqiptar i ka angazhuar akoma më shumë ultrasit e 25-herë kampionëve të Shqipërisë.
fanatics
“Tirona Fanatics” kanë zbarkuar në qendrën stërvitore “Skënder Halili”, ku kanë performuar koreografinë për ndeshjen e raundit të dytë të Ligës së Kampioneve me Crvena Zvezdën.
Me profilin e dy luftëtarëve të UÇK-së dhe në sfond hartën e Shqipërisë Etnike, slogani “Vij me mbrojt vatan…Aty ku vdekja është më e sigurt!”, ultrasit bardheblu kanë treguar sërish kreativitetin dhe aftësinë për të organizuar atmosferën për një ndeshje me rëndësi të madhe.