Vieri rrëfen jetën e shthurur në Madrid, por vazhdonte të ishte në formë të lartë

Christian Vieri ka rrëfyer disa detaje nga e kaluara e karrierës së tij.

Pas sukseseve me Juventus, Inter e Lazio, Ikona italiane e futbollit ka treguar se dilte çdo natë në klubet e natës në Madrid, por vazhdonte të ishte në formë të lartë.

“Te Juve isha profesionist i madh, në Madrid, ne dilnim çdo natë”, ka thënë Vieri.

“Të gjithë dilnim, jo pse nuk mund të rrija vetëm në shtëpi, por unë gjithmonë kam qenë profesionist, por ndoshta atëherë dola më shumë”, ka shtuar italiani.

“Për çdo rast, isha golashënuesi më i mirë, por në mbrëmje dilnim në darkë, pastaj për ndonjë pije, pastaj për ecje”, ka thënë ndër të tjera Vieri.


Shtuar 25.04.2020 19:22