Vidal provokon Bayern para ndeshjes

Arturo Vidal është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Bayern Munich.

Para ndeshjes, Arturo Vidal, i cili dikur luante me Bayern, ka thënë disa fjalë që shihen si provokuese për bavarezët.

“Nesër, Bayern nuk do të luajnë kundër një skuadre nga Bundesliga, por kundër Barcelonës, skuadrës më të mirë në botë”, ka thënë Vidal.

“Kemi shpresat e larta se kjo Ligë e Kampionëve do të jetë e jona. E dimë se Bayern kanë sezon spektakolar dhee dimë se do të jetë e vështirë, por jemi Barca. Duhet t’i bëjmë gjërat në rrugën e duhur dhe të japim gjithçka në fushë”, shtoi kiliani.

“Lewandowski është i jashtëzakonshëm, por Leo është nga një planet tjetër”, ishin fjalët e Vidal.

Krahasimet e Robert Lewandowski me Lionel Messin nuk po ndalen, kurse të dy kanë shumë gjëra që duhet t’i thonë nesër në fushën e blertë.


Shtuar 13.08.2020 19:19