Sebastian Vettel, 4 herë kampion bote në Formula 1, do të pilotojë me makinën Aston Martin sezonin e ardhshëm.
Piloti aktual i Ferrarit do të largohet nga makina italiane në fund të këtij sezoni dhe ka vendosur të garojë me Astron Martin.
Për Vettel, kjo është makina e pestë në karrierën e tij në Formula 1: BMË Sauber, Toro Rosso, Red Bull, Ferrari e sezonin e ardhshëm Aston Martin.
Gjermani largohet nga Ferrari pas 6 sezonesh, ku arriti 14 fitore, por nuk mundi të shpallet kampion bote.