Vetëm një goditje, Barcelona duhet të vendosë mes Martinez dhe Neymar

“Vetëm një goditje do të bëhet”. Me këtë titull e hap gazetën e përditshmja katalanse “Sport” , e cila tregon dëshirën e blaugranëve për të blerë një sulmues të mirëfilltë.

Duke pasur parasysh ndërlikimet në negociatat me Interin për Lautaro Martinez , debati është i hapur në shtëpinë e Barçës: më mirë t’i jepet përparësi rikthimit të Neymar? Drejtuesit e klubit, megjithatë, do të preferonin t’i vinin në dispozicion, trajnerit Quique Setien, një sulmues si argjentinasi i Interit.


Shtuar 21.06.2020 09:18