Vetëm dy ditë më parë rezultoi pozitiv me covid-19, kombëtarja e Senegalit fton Mane

Senegalit nuk i ka penguar rezultati i testeve të Covid-19 për Sadio Mane.

Ylli i Liverpool, Sadio Mane, dy ditë më parë konfirmohej i infektuar me Covid-19.

Megjithatë, selektori i kombëtares së Senegalit, Aliou Cisse nuk ka parë ndonjë problem për këtë dhe e ka grumbulluar lojtarin në listë, me shpresën që ai të kalojë virusin deri në ditën e ndeshjes.

Anash Sadio Mane, në listën e Senegalit shihen edhe emra si Edouard Mendy, Idrissa Gueye e Ismaila Sarr.


Shtuar 4.10.2020 08:08