Vështirësohet largimi i Messit, La Liga thotë se klauzola prej 700 mln euro ekziston

La Liga ka lëshuar një komunikatë për të sqaruar situatën rreth klauzolës së Lionel Messit te Barcelona.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, po kërkon largimin nga Barcelona këtë verë, teksa sot nuk është paraqitur për të bërë testin PCR, para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri.

Derisa Barcelona thotë se Messi ka një klauzolë në fuqi prej 700 milionë euro, mediet në Spanjë raportojnë se klauzola të ketë mbaruar.

Por, është La Liga që përmes një deklarate ka mbështetur pretendimet e Barcelonës.

La Liga edhe pse nuk tregon shumë e klauzolës, vërteton se ajo është në fuqi, dhe secila skuadër që dëshiron transferimin e Messit, duhet ta paguajë atë.

Klauzola e Messit është 700 milionë euro, shumë kjo e paarritshme për të gjitha skuadrat.


Shtuar 30.08.2020 12:51