UEFA ka vendosur që në garat evropiane të klubeve të bëhen nga pesë zëvendësime gjatë këtij sezoni.
Shtëpia evropiane e futbollit nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se do të lejohen nga pesë zëvendësime gjatë sezonit.
Ky vendim vjen pas paraqitjes së pandemisë dhe dëmtimit që i ka bërë futbollit.
Edhe në pjesën e fundit të sezonit të kaluar ishin aplikuar pesë zëvendësime.