Uzuni publikon foton e fëmijërisë, Gjasula i bën komentin epik (FOTO LAJM)

Tashmë që njerëzit janë të mbyllur nëpër shtëpia, për shkak të pandemisë së koronavirusit, në Instagram kanë plasur sfidat.

Një prej sfidave është ajo me foto nga fëmijëria. Radha për të sjell një të tillë ishte e futbollistit të kombëtares sonë Myrto Uzuni, i cili ishte nominuar nga Rei Manaj dhe Keidi Bare.

Uzuni ka postuar një foto nga fëmijëria, duke sfiduar, Toliçin e Lokomotivës së Zagrebit, Taulant Xhakën, Eros Grezdën dhe Klaus Gjasulën, ky i fundit nuk ka nguruar të bëjë një koment epik duke ripostuar foton e Uzunit me mbishkrimin: “Playboy që i vogël”.


Shtuar 22.03.2020 10:52