“Ushtrimet e tua janë m*t”, Rooney zbulon çfarë i kishte thënë ish-trajnerit

Ish-kapiteni i Manchester Unitedit dhe Anglisë, Wayne Rooney, ka zbuluar se një herë i ishte dashur të përballej me njërin prej ish-trajnerëve të vet në emër të bashkëlojtarëve, për t’i thënë se seancat e tij stërvitore ishin “m*t”.

Ndër përgjegjësitë kryesore është përfaqësimi i lojtarëve dhe ngritja e zërit në emër të tyre.

Rooney tregon se e kishte pasur një rast të sikletshëm kur i ishte dashur të fliste me trajnerin në emër të futbollistëve.

“Kur lojtarët nuk janë të lumtur, ata i drejtohen kapitenit të vet i cili duhet t’i paraqesë ankesat e tyre. Kjo mund të çojë drejt një bisedimeve të vështira”, tha Rooney për The Times.

“Në një klub bashkëlojtarët më kërkuan t’i them trajnerit se seancat e tij stërvitore nuk ishin mjaft të mira. Nuk ishte e lehtë. “Më fal, shef. Djemtë mendojnë se ushtrimet e tua janë m*t”, zbuloi ai.


Shtuar 7.06.2020 14:24