United heq dorë nga Sancho, rikthen sytë nga Gareth Bale

Manchester United kanë larguar vëmendjen nga Jadon Sancho.

Ylli anglez, Jadon Sancho po del të jetë shumë i shtrenjtë për skuadrën e Manchester United.

Sipas raportimeve të ‘Express’, United janë të nervozuar me ndjekjen e Sancho, dhe pritet të kthehen kah kartoni i Gareth Bale.

Borussia Dortmund kanë bërë të ditur se nuk zbresin çmimin e kërkuar për Sancho, kështu që gjithçka duket e çuar dëm sa i përket transferimit të anësorit anglez.

Në anën tjetër, Real Madrid janë në kërkim të një skuadre për ta shitur Gareth Bale, pasi ky i fundit ka një pagë të majme dhe ‘Los Blancos’ do të mirëprisnin çdo lëvizje.


Shtuar 13.09.2020 07:32