Kur jemi në një situatë të jashtëzakonshme për shkak se koronavirusi ka pushtuar botën, tifozët e Dortmundit kanë bërë një gjest të madh.
Ultrasit e skuadrës ‘verdhezi’ janë organizuar për të ndihmuar familjet e rrezikuara të qytetit të tyre, në këtë luftë me Covid-19.
Grupi i tribunës jugore të Dortmund po shpreson të ndihmojë më të rrezikuarit nga Covid-19.
Ata janë të gatshëm që të kryejn shërbime të ndryshme si për të shkuar në market, apo shërbime të tjera për qytetarët e tyre.
Gjithë kjo do të bëhet që qytetarët të dalin sa më pak nga shtëpitë dhe të jenë më pak të rrezikuar.
