UEFA nis proçedurat për rimbursimin e biletave të EURO 2020

UEFA ka nisur proçedurat për rimbursimin e biletave të shitura për Europianin e vitit 2020 i shtyrë për në verën e 2021-it për shkak të emergjencës së koronavirusit.

Kërkesat nga ana e tifozëve për rimbursimin e biletave duhet të bëhen nga data 14 deri në 26 maj dhe bëhet fjalë vetëm për ato bileta të cilat nuk duan të përdoren nga blerësit. Ndërkohë të gjithë ata fansa që kërkojnë të konfirmojnë biletat e tyre edhe për vitin 2021 nuk kanë nevojë të plotësojnë asnjë proçedurë, pasi biletat do të mbeten të vlefshme edhe pas 1 viti.

Proçedura e rimbursimit do të nisë brenda muajit qershor. Pas konfirmimit të kalendarit të ri për ndeshjet e Euro 2020 që do të zhvillohen në vitin 2021, nëse mbajtësi i biletës nuk do të jetë në gjëndje të marrë pjesë në turneun e shtyrë prej COVID-19, do t’i jepet një tjetër mundësi nga UEFA të kthejë biletat dhe të rimbursohet, shkruhet në komunikatën e UEFA-s.


Shtuar 6.05.2020 09:15