Newcastle United pritet që në ditët e ardhshme të ndryshojë pronar pasi Mike Ashley ka pranuar se do të shesë klubin.
Magpies janë në kërkim të një pronari të ri dhe Mohammad bin Salman shihet si pretendenti kryesor për të rrëmbyer aksionet.
Princi nga Arabia Saudite nuk do ta ketë edhe aq të lehet t’i kompletojë planet e tij edhe nëse e blenë klubin për 350 milionë euro.
UEFA dhe Liga Premier e kanë paralajmëruar sheikun se ai nuk mund të shpenzojë shuma të majme dhe duhet të ketë kujdes nga rregulli financiar.
Të dy organet qeverisëse kanë versionet e tyre të “Fair Play Financiar”, me Ligën Premier që kufizon humbjet e subvencionuara nga pronarët në 105 milionë euro për tre vite dhe UEFA duke kufizuar humbjet trevjeçare në 26 milionë euro.
Përveç kësaj, burimet në të dy organet thonë se marrëveshjet e ardhshme tregtare të Newcastles do të shqyrtohen në mënyrë që Fondi Saudit i Investimeve Publike (PIF) nuk mund të bëjë çfarë të dojë dhe të injektojë para shtesë në marrëveshjet e sponsorizuara të fituara mbi vlerat e tregut.
Teksa kryesocialisti Edi Rama propozoi Ogerta Manastirliun për drejtimin e Bashkisë Tiranë, është radha e të djathtëve të zgjedhin kandidatin…
Në ditën e fundit të merkatos, Juventusi ka sjellë dy përforcime të rëndësishme: Edon Zhegrova dhe Lois Openda. Sot, të…
Yll Gashi, është stërvitur me ekipin e parë të Bajern Mynih gjatë kësaj jave. 17-vjeçari është vendosur nën urdhrat e…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë, kundër masës së sigurisë…
Transmetuesi shtetëror irlandez RTÉ ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në Konkursin Evropian të Këngës Eurovision 2026 "nëse…
Asambleja e BE-së votoi në favor të një rezolute jo-detyruese, të dakordësuar nga grupet e shumicës qendrore. Parlamenti Evropian miratoi…