Yll Gashi, është stërvitur me ekipin e parë të Bajern Mynih gjatë kësaj jave. 17-vjeçari është vendosur nën urdhrat e trajnerit Vinsent Kompani, që po përgatit ndeshjen me Hamburgun.
Gashi është përmendur më parë nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Kështu qëndron si dëshirë e Kombëtares dhe Kosovës, me këto të fundit që raportohet të jenë më të avantazhuar për të fituar shërbimet e sulmuesit.
None found
Bëhet fjalë për një talent, që aktivizohet në qendër të sulmit. Deri tani ka luajtur me përfaqësuesen U-16 dhe U-17 të Gjermanisë, por shumë shpejt pritet të ndryshojë fanellë.
Futbollisti i talentuar ka zhvilluar 49 ndeshje me moshat e Bajernit nga sezoni 2023/24, duke shënuar 36 gola dhe asistuar 12 të tjerë. Bajerni e zotëron kartonin e talentit që në vitin 2022 nga Hertha, me këto të fundit që raportohet të kenë fituar 90 mijë euro.
Sfida e radhës për Bajernin do të luhet më 13 shtator. Ndeshja me Hamburgun nis në orën 18:30 dhe vlen për Bundesligën.
Komisioni Disiplinor i QKUK-së ka marrë vendim për suspendimin e katër punonjësve pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave…
Juventusi po shqyrton mundësinë e transferimit të Diogo Dalotit nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të janarit, në kuadër të…
Deputeti Agron Gjekmarkaj ka publikuar një status me tone të forta ironike, përmes të cilit përshkruan zhvillimet në Asamblenë e…
BDI ka reaguar ndaj akuzave të partisë VLEN lidhur me shitjen e aksioneve shtetërore në “Banka Ekonomike” të Manastirit, duke…
Partia VLEN ka publikuar dokumente që, sipas saj, dëshmojnë përfshirjen e ish-funksionarëve të BDI-së në procesin e shitjes së aksioneve…
Der Standard Liria e tubimit është kufizuar dhe janë vendosur gjoba të rënda. Kryeministri Edi Rama duket gjithnjë e më…