Transmetuesi shtetëror irlandez RTÉ ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në Konkursin Evropian të Këngës Eurovision 2026 “nëse marrë pjesë Izraeli”.
Në një deklaratë, RTÉ tha se pjesëmarrja e Irlandës në këtë ngjarje “do të ishte e papranueshme duke pasur parasysh humbjen e vazhdueshme dhe të tmerrshme të jetëve në Gaza”.
None found
RTÉ do të marrë një vendim përfundimtar sapo organizatorët e Eurovisionit, Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU), të kenë marrë vendimin e tyre.
Konkursi i vitit të ardhshëm do të mbahet në maj në Vjenë.
Transmetuesi kombëtar i Sllovenisë, RTVSLO, gjithashtu ka deklaruar se do të tërhiqet nga gara nëse Izraeli merr pjesë.
Ministri i Kulturës i Spanjës, Ernest Urtasun, ka thënë se edhe vendi i tij mund të mos marrë pjesë nëse Izraeli përfshihet.
Në një deklaratë të enjten, RTÉ tha: “Qëndrimi i RTÉ është që Irlanda nuk do të marrë pjesë në Konkursin Evropian të Këngës Eurovision 2026, nëse Izraeli merr pjesë, dhe vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen e Irlandës do të merret pasi të merret vendimi i EBU-së”.
RTÉ shtoi gjithashtu: “RTÉ është gjithashtu thellësisht e shqetësuar për vrasjet e qëllimshme të gazetarëve në Gaza, ndalimin e aksesit të gazetarëve ndërkombëtarë në atë territor dhe situatën e rëndë të pengjeve që ndodhen ende atje”.
Irani duhet të bëjë një reduktim të konsiderueshëm të kapacitetit të tij për pasurimin e uraniumit, në mënyrë që të…
Ylli spanjoll, Pedro Rodriguez, fituesi i Kupës së Botës 2010 dhe legjenda e Barcelonës, ka njoftuar përfundimin e karrierës së…
Është zbardhur vendimi i gjykatës së posaçme, e cila caktoi masën e sigurisë "Arrest në burg", për ish-drejtorin e policisë…
Dy persona i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të mërkurën lidhur me moszbatimin e aktgjykimit të saj për afatin e zgjedhjes…
Liverpooli raportohet se ka ringjallur interesimin për yllin e Real Madridit, Kylian Mbappe, mes raportimeve se sulmuesi francez mund të…
Michael Douglas ka zbuluar një detaj të panjohur nga fillimet e romancës me Catherine Zeta-Jones. Në librin e tij të…