U trembët shumë, por Ibrahimoviç vjen me lajme të mira

Fansat e Milanit dhe të Zlatan Ibrahimoviçit kanë marrë një lajm shpresëdhënës në mëngjes.

Pas lëndimit që ylli suedez ka pësuar dje në stërvitje dyshohej se Ibra ka lëndim në thembër dhe se karriera e tij do të përfundonte.

Por, rezultatet mjekësore tregojnë sot se bëhet fjalë për një lëndim muskular dhe asgjë nuk është serioze.

Megjithatë, mjekët i kanë rekomanduar lojtarit edhe disa teste të reja të cilat do të tregojnë gjendjen e tij brenda 10 ditëve.


Shtuar 26.05.2020 11:56