U stërvit për herë të fundit me Galatasaray, Nagatomo nuk i mban lotët

Reprezentuesi i Japonisë, nuk ka mundur t’u shpëtojë lotëve teksa ka stërvitur për herë të fundit me bashkëlojtarët te Galatasaray.

Nagatomo ka përfunduar kontratën me Galatasaray, dhe nuk do të mbetet pjesë e skuadrës deri në përfundimin e sezonit në Turqi.

Përshëndetja me shokët e skuadrës, nuk ka qenë e lehtë për Nagatomon.

Faqja e Galatasaray ka publikuar disa fotografi të stërvitjes, me Nagatomon i cili shihet duke qarë.

33 vjeçari Natagomo te Galatasaray është transferuar në vitin 2018 nga Inter.

Ai në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Cesena dhe FC Tokyo.


Shtuar 2.07.2020 11:17