U shpallën kampionë, kjo është festa e lojtarëve të Bayernit në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Bayern Munich shpallet kampion për herë të 8-të radhazi në Bundesligë. Skuadra e Flick fitoi minimalisht 1-0 ndaj Werder Bremen duke siguruar titullin e 30-të në historinë e tyre.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Robert Lewandowski vetëm dy minuta nga fundi i pjesës së parë. Sulmuesi polak mori një top të bukur nga Boateng dhe me një rrotullim fantastik arriti që ta dërgonte topin në rrjetë.

Menjëherë pas ndeshjes lojtarët bavarezë festuan në dhomat e zhveshjes ku nuk mungonte festa tradicionale me birra.


Shtuar 17.06.2020 09:25