Leonard Maloku fatmirësisht nuk është infektuar me koronavirus.
Futbollisti i Kombëtares Shpresa ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në faqen e “Facebook”-ut, ku thuhej se ishte pozitiv me COVID-19.
Në reagimin në faqen zyrtare në “Instagram”, Maloku sqaron se bëhet fjalë për një humor të zi, pasi atij i kanë vjedhur adresën e “Facebook”-ut.
“Djem, profilin në Facebook ma kanë vjedhur shumë kohë më parë, ju lutem bëjini report derisa të mbyllet. Më duhet të theksoj se nuk jam prekur nga koronavirusi dhe jam lodhur nga këta njerëz që kanë kurajon të tallen për gjëra kaq të rënda. Faleminderit”, shkruan Maloku në “Instastory”.
Preh e këtij mashtrimi ranë media vendase ashtu edhe ndërkombëtare.