Barcelona humbi ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu” me rezultatin e pastër 2-0, por Pique bëson se ky ishte Reali më i dobët më të cilin ai është përballur.
Golat e Vinicius dhe Mariano Diaz i dhanë një fitore shumë të rëndësishme “galaktikëve” të cilët u rikthyen në krye të klasifikimit me një pikë më shumë se Barcelona.
Pique zbuloi se ishte i habitur në nivelin e ulët të performancës së Realit në periudhën e parë dhe ishte i zhgënjyer që nuk përfituan.
“Real Madrid në gjysmën e parë ishte Madridi më i dobët me të cilin jam përballur në Bernabeu”, tha Pique.
“Ne humbëm një shans për t’i goditur ata”.
“Ne duhet të luajmë më mirë sesa në pjesën e dytë, megjithëatë, ne humbëm topa dhe ata rritën në vetëbesim”. /albeu.com/