U eliminua nga Lyoni, këto janë fjalët e Pep Guardiolas

Humbja kundër Olympique Lyon e ka përshëndetur Manchester Cityn me Ligën e Kampionëve.

Lyon shënoi fitore 1:3 kundër City, për të avancuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes, disa fjalë ka thënë edhe trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i cili ka bërë të ditur se skuadra nuk ishte në nivelin më të mirë të mundshëm.

“Në këto ndeshje duhet të jeni perfekt, sidomos në ndeshje, dhe ne nuk ishim”, ka thënë Guardiola.

“Nuk e di. Nuk dua të flas për rrethanat. Duket sikur po ankohem dhe po gjej arsyetime. Jemi jashtë”, ka shtuar Pep, i pyetur për ‘VAR’.

“Kisha ndjesinë se jemi gati, por ne bëjmë gabime. Kjo është arsyeja pse u eliminuam”, ishin fjalët e Guardiola.

Skuadra e Guardiolas dy herë pa veten të shkonte në disavantazh, me herën e dytë që doli të ishte e pakapshme.

Ky është sezoni i katërt me radhë që Pep Guardiola dështon të kalojë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.


Shtuar 15.08.2020 21:48