Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj u dëmtua ditën e djeshme në ndeshjen mes Napolit dhe Cagliarit.
Ditën e sotme Hysaj iu nënshtrua vizitave mjekësore. Klubi ka njoftuar se Hysaj ka një tërheqje të lehtë të ligamentit të gjurit të djathtë.
Siç raportojnë mediat në Itali, nuk është një dëmtim i rëndë dhe nuk përjashtohet mundësia që mbrojtësi shqiptar të jetë gati për sfidën e radhës me Breshan, që do të luhet këtë fundjavë.