Shumë pak ditë pasi mposhti Deontay Wilder në duelin për gjerdanin e artë të peshave të rënda në WBC, në Las Vegas, Tyson Fury merr një ofertë që do ta “mbulonte me ar”. Për mbretin aktual të boksit janë ofruar plot 400 milion stërlina, për tu përbllur sërish me Wilder, në një tjetër sfidë revanshi, ose më Anthony Joshua.
Katër anëtarë të familjes Mbretërore Saudite , duke përfshirë edhe Princin Khaled, ishin të pranishëm në “MGB Grand Arena” në Las Vegas, për të ndjekkur nga afër duelin e pak ditëve më parë.
Ata do të ishin të gatshëm të paguanin shumën e frikshme që Fury të pranojë të ndeshet përsëri.
Khaled, i deleguar nga Princi i Kurorës së Mohamed bin Salman, është përgjegjës për organizimin e ngjarjeve kryesore sportive në Arabinë Saudite, që shërbejnë si vitrinë për zhvillimin e turizmit ndërkombëtar në vendin aziatik.
Tashmë po planifikohet një seri luftimesh për Fury-m në stadiumin kombëtar, e para në tetor, e cila mund ta bëjë atë edhe më të pasur , por endn nuk dihet kundërshtari, Wilderi është gati të jetë ai kundërshtari, për të “shkruar” pjesën e fundit të një trilogjie.
Princi Khaled ishte i ngarkuar të fliste me promovuesin e Joshuas, Eddie Hearn, me të cilin përgatiti luftën kundër Andy Ruiz Jr., që u zhvillua në Riad, në 7 dhjetor. “Diriyah Arena”, e ngritur në duna (u përdoren 300 tonë çelik) e që mbante 15 000 spektatorë, u ndërtua për vetëm një muaj e gjysmë.