TURP/ Tifozët e Realit vërshëllyen Marcelon, lojtarin që jep “shpirtin” për fanellën

Real Madrid dje arriti fitore të mundimshme ndaj Sevillas me rezultat të ngushtë 2:1.

Dy golat e Casemiros ishin vendimtarë për vendasit që tani shkojnë në +3 ndaj Barcelonës.

Mirëpo, një rast tjetër ndodhi e që mori vëmendjen në atë ndeshje.

Në minutën e 71-të, Marcelo u zëvendësua nga Mendy, ndërsa ajo çfarë mori nga tifozët madrilen ishte turpëruese.

Ata filluan ta vërshëllenin brazilianin deri sa filloi të qante.

Një futbollist që dha gjithçka për klubin është e tmerrshme të trajtohet në këtë formë.


Shtuar 19.01.2020 10:19