Tuchel trajner i PSG-së edhe për sezonin e ardhshëm

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel, duket se do të vazhdojë me skuadrën e Paris Saint Germain edhe gjatë sezonit tjetër.

Ishte drejtori sportiv i PSG, Leonardo, ai i cili së fundmi ka konfirmuar se klubi ka besimin e plotë mbi trajnerin, dhe se ai do të jetë aty edhe për sezonin tjetër.

“Ai ka më shumë sesa një vit në kontratën e tij dhe ai do të jetë në stol sezonin tjetër”, ka thënë Leonardo.

“Ai ka bërë mirë, rezultatet janë të mira. Rinovim? Ne duhet të mendojmë rreth kësaj”, ka shtuar drejtori sportiv i PSG.

Tuchel lidhej me një largim të mundshëm nga PSG, por me gjasë, dëmshpërblimi që skuadra duhet t’i paguajë atij në rast shkarkimi, po bën që ai të jetë edhe sezonin tjetër aty.


Shtuar 15.06.2020 07:06