Tuchel me dhimbje koke, dëmtohet Neymar ?

Lëndimi i mundshëm i Neymar po shqetëson trajnerin e Paris Saint Germain, Thomas Tuchel.

Tuchel ka bërë të ditur se dueht të flasë me doktorët e PSG, për të parë situatën e Neymar JR.

Lojtari pranoi disa goditje, gjatë fitores së mbrëmshme kundër skuadrës së Reims dhe kjo ka shqetësuar trajnerin e PSG.

“Mendova se ishte një goditje, por ndoshta jo. Nuk e di akoma, duhet të flas me doktorët”, ka thënë Tuchel.

“Ai bëri shumë në aspektin defensiv në pjesën e parë. Doja që ai të luante si ‘10’, por ai luante si një ‘8”, shtoi gjermani për Neymar.

Dihet rëndësia e Neymar për skuadrën e PSG, kështu që çdo lëndim i mundshëm do të thotë telashe për kampionët e Ligue 1.


Shtuar 28.09.2020 13:01