Tuchel jep sinjale pozitive rreth gjendjes së Mbappe

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, ka dhënë shenja se Kylian Mbappe do të jetë i gatshëm për sfidën çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atalantës.

Ylli francez ka qenë jashtë fushave pas lëndimit të pësuar në finale të Kupës kundër St Etienne.

Tuchel në konferencë për shtyp, ka deklaruar se Mbappe do të jetë në skuadër, nëse stërvitet mirë sot (e martë).

“Nëse ai stërvitet mirë sot dhe asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodh pastaj, ai do të jetë në skuadër nesër”, ka deklaruar Tuchel.

Tutje trajneri ka folur për ndeshjen kundër Atalantës.

“Do të jetë ndeshje e vështirë kundër Atalantës. Do do të jetë një sfidë e madhe, por gjithmonë ka mundësi”.


Shtuar 11.08.2020 19:21