“Tronditet” Zidane, për të përmbysur City-n do ti duhet të bëjë pa dy titullarë

Real Madridi nuk do të mund të llogarisë në portierin Cortouis dhe mbrojtësin Marcelo për dy ndeshjet e radhës. Që të dytë yje të skuadrës janë lënduar në ndeshjen e fundit ndaj Real Betisit.

Portieri belg ka lezion muskulor dhe nuk do të luaj së paku për 2 javë, ndërsa Marcelo ka probleme me bicepsin e majtë të femurit dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme.

Që të dytë yje të skuadrës do të mungojnë në ndeshjet ndaj Eibarit dhe Manchester Cityt.

Lëndimi i Cortouisit pritet të jetë mungesë e madhe për Zidanen, duke llogaritur formën e lartë të belgut. Vendin e tij pritet ta zërë Areola.

Në vend të Marcelosit, sigurisht që Zizu do të aktivizojë francezin Mendy./


Shtuar 10.03.2020 12:22