Tronditet futbolli gjerman, Michael Ballack diagnostikohet me kancer

Një lajm tronditës është raportuar nga mediat gjermane. Bëhet fjalë për futbollistin legjendar, Michael Ballack i cili mësohet se është diagnostikuar me kancer.

Ka qenë e përditshmja gjermane “Bild” e cila ka bërë publike këtë fakt me të vërtet tronditës.

Ish-mesfushori i Bayer Leverkusen, Bayern Munich, Chelseat, një nga lojtarët më të mirë e ikonikë të historisë së kohëve të fundit të futbollit në Gjermani, raportohet së i është nënshtruar një ndërhyrje delikate kirurgjike për të hequr një tumor që ishte shfaqur pranë shtyllës kurrizore.

Zbulimi i sëmundjes nga ana e ish-futbollistit 44-vjeçar, ndodhi rreth një muaj më parë, teksa kërkonte një operacionin të domosdoshëm. Ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses, ndërsa tani për Ballackun ka nisur një terapi e gjatë e i vështirë.


Shtuar 20.08.2020 16:07