Tre futbollistë te Premier League testohen për koronavirus

Koronavirusi ka vendosur botën e sportit në një kaos total, me përhapjen e tij të shpejtë.

Kampionati spanjoll, ai italian, zviceran e shumë kampionate të tjera janë anuluar ose vazhdojnë pa tifozë.

Së fundmi, edhe Premierliga është afektuar nga Covid-19.

Mediet britanike bëjnë të ditur se tre lojtarë (anonim) të Premierligës janë testuar për koronavirus.

Këta lojtarë vijnë nga skuadra e njëjtë dhe tashmë gjithë po testohen. ‘Telegraph’ shkruan se rezultatet do të publikohen nesër.

Më herët pozitiv në këto teste kanë rezultuar edhe një mbrojtës i Juventus dhe një i skuadrës së Hannover.

Premierliga mund të jetë e radhës që i preket një lojtar nga koronavirusi.


Shtuar 12.03.2020 13:22