Categories: Uncategorized

TRANSPARENCË/ Zbulohet shuma e arkëtuar nga ndeshja e bamirësisë

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë ka dalë me një deklaratë ku bën me dije shifrën e grumbulluar nga aktiviteti i 11 janarit, zhvilluar në “Air Albania Stadium”. Rreth 56 milionë lekë të vjetra janë arkëtuar nga shitja e biletave dhe SFPSH ka edhe disa falënderime për të bërë.

“Sindikata e Futbollistëve Profesioniste Shqiptarë informon më shumë kënaqësi se ka përfunduar procesi i arkëtimit të të ardhurave nga shitja e biletave për turneun miqësor që zhvilluam këtë janar në kuadër të mbledhjes së fondeve për bamirësi, me qëllim ndihmën e komunitetit të prekur nga tërmeti i rëndë që ra në vendin tonë në nëntor.

Të lidhura

None found

Shuma totale e përfituar nga ata që ishin atë ditë të pranishëm në stadium është 5.591.775 lekë të reja. Duke dashur të falënderojmë edhe njëherë atë pjesë të publikut që e ndjeu dhe qëndroi atë ditë nëpër shkallë, një falënderim i ngrohtë i shkon të gjithë sindikatave homologe që erdhën e morën pjesë, ashtu sikundër duhet të përshëndesim të gjithë ish-lojtarët e Kombëtares që kontribuuan në këtë event me shpenzimet e tyre dhe padiskutim Federatën Shqiptare të Futbollit që mundësoi impiantin për të ofruar një mbrëmje sa më komode.

Sindikata e Futbollisteve kërkon të informoje të gjithë opinionin publik, që transparenca në lidhje me fondet do jetë një detyrim kryesor i yni dhe në ditët në vijim do informojmë zyrtarisht se në cilën zonë dhe konkretisht në cilat ndërtesa do ndihmojmë me rindërtim apo rikonstruksione të ndryshme.

Duke e ditur fort mirë se ndoshta mungesa e përvojës na ka bërë të mos jemi brilant në këtë organizim të parë, premtojmë që do jemi gjithnjë e më të kujdesshëm për të mos prodhuar polemika e diskutime, por njëherazi kërkojmë nga të gjithë ju me shumë mirëkuptim, duke pasur parasysh që në fund të fundit ishim aty për të dhënë dhe ne kontributin tonë për një pjesë të popullit, që ende vuan dhe lëngon nga dhimbja që shkaktoi ajo fatkeqësi natyrore. Zoti na bekoftë!”, shkruhet në komunikatën e SFPSH.

të fundit

Vehicle explosion in Gjirokastër, police: Two people injured

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…

43 minutes ago

Flames engulf hospital roof in Istanbul, 40 patients evacuated

Një zjarr ka përfshirë çatinë e një ndërtese në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Koşuyolu, në lagjen Kartal të Stambollit,…

44 minutes ago

Kallas opposes easing sanctions on Russian oil: On Monday, EU approves new measures against Moscow

Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kundërshtuar marrëveshjen e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun…

44 minutes ago

Arda Turan pranë stolit të Turqisë, ish-ylli i Atleticos dhe Barcelonës favorizohet për postin

Arda Turan është shumë pranë një detyre të re dhe të rëndësishme në karrierën e tij si trajner. Sipas gazetarit…

47 minutes ago

Shpërthimi i automjetit në Gjirokastër, policia: Dy persona të plagosur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…

47 minutes ago

Blerina Matraku rrëfen në “Goca dhe Gra” pendesën për marrëdhënien me Adi Hilën: Jam ndier pa zë dhe e vënë me shpatulla pas murit

Këngëtarja Blerina Matraku ka rrëfyer vështirësitë emocionale pas publikimit të videove intime që lidhen me kompozitorin Adi Hila. [...]Read More...

1 hour ago