Categories: Uncategorized

“Me hidhërim të thellë”, sindikata e Futbollistëve kryqëzon asamblenë e FSHF-së

Sot u zhvillua asambleja e zakonshme e futbollit shqiptar, ku u morën edhe disa vendime. Megjithatë, axhenda e punimeve nuk e ka lënë të kënaqur Andi Lilën, ish-futbollistin e kombëtares, që tani drejton Shoqatën e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë. Madje, gjithçka ndodhi, kavajasi e përcjell publikisht… “me hidhërim të thellë”. Ja statusi i tij në Facebook, vetëm pak minuta pasi uli siparin kjo asamble e FSHF-së, e zhvilluar online:

“Me keqardhje të thellë ndoqa sot punimet e Asamblesë së FSHF-së. Kjo, jo vetëm për mënyrën e organizimit, por edhe për disa nga vendimet që mori. Më erdhi keq për Kamzën, që tani nuk është anëtare e Asamblesë së FSHF-së dhe rrjedhimisht, as stadium nuk duhet të ketë.
Më erdhi keq që në asnjë moment në këtë Asamble nuk u përmend se Sindikata e Futbollistëve Shqiptare ka kërkuar nisjen e bisedimeve për kontratën kolektive.
Më erdhi shumë keq që as drejtori i departamentit juridik të FSHF-së, z.Alibeaj, megjithëse ka një kopje të kontratës kolektive, nuk tha asnjë fjalë për të.
Sot kam disa pyetje për ju, z.Alibeaj:
Këto ndryshime që ju propozuat dhe Asambleja i miratoi, kujt i shërbejnë?
Përfaqësuesit e futbollistëve në këto komisione, përsëri FSHF-ja do t’i caktojë?
Z.Alibeaj, si jurist me eksperiencë që jeni, a mund të më thoni, edhe publikisht, se kontrata kolektive e propozuar nga ana e sindikatës tonë, a është në të mirë të futbollit apo e dëmton atë?
Z.Alibeaj, ju që vini nga radhët e të persekutuarve, a mund të më thoni se cilët janë më të persekutuarit në futbollin shqiptar…
Më erdhi shumë keq që në Asamblenë e FSHF-së, ku duhet të qahen edhe hallet e futbollit, asnjë nga klubet nuk foli, ndërsa në studio televizive bëjnë namin.
Të nderuar presidentë dhe përfaqesues të klubeve: nëse nuk diskutuat sot për vështirësitë reale financiare që po kaloni, për penalizimet që keni marrë nga arbitrat, për reformën ekonomike në sport, e cila ka ngecur, apo për privatizimin e klubeve në varësi të bashkive, cilat janë hallet e vërteta të futbollit? Pastaj, nuk keni të drejtën morale të ankoheni as në studio televizive dhe as në qeveri.
Dhe gjëja e fundit, për të cilën më erdhi keq, ishte fakti se gjithmonë votuan pro 99.99 % e anëtarëve të asamblesë.
Më vjen shumë keq ta besoj se asambleja e FSHF-së do të ketë votim real vetëm kur zgjidhet Presidenti dhe Komiteti Ekzekutiv, votim për interes individual. Ndërsa kur votohet për futbollin, votohet sikur në Shqipëri futbolli nuk ka asnjë problem”.

Të lidhura

None found

të fundit

Rey Manaj: Të mbyllim ndeshjen me San Marinon që në 20 minutat e para; mbron Maran para Arbër Hoxhës: ‘Trajneri do më të mirën e ekipit

Rey ManajNë prag të ndeshjes Shqipëri – San Marino, e vlefshme për Ligën C në Ligën e Kombeve, ka folur…

16 seconds ago

Three minors detained in Skopje, suspected of starting fire in Gazi Baba

Më 04.10.2026, në parkun e pyllit Gazi Babë në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria tre…

9 minutes ago

Bulgarian Foreign Ministry: Petrova and Mucunski will have an opportunity to meet on Thursday

"Ministrat e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, Velislava Petrova dhe Timço Mucunski, do të…

9 minutes ago

Protesters surround the Assembly with metal barriers, blocking MPs from leaving

Me gjithsej 22 pika të rendit të ditës ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme. Pas kësaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës…

11 minutes ago

Extraordinary session closes after more than six hours, PDK and Alliance MPs remain in the chamber

Pas më shumë se gjashtë orësh, ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, deputetët e Partisë Demokratike…

11 minutes ago

Van Dijk feston ndeshjen e 100-të me Holandën: “Jam shumë mirënjohës ndaj familjes sime

Virgil van Dijk ka përjetuar një mbrëmje të veçantë me fanellën e Holandës, duke regjistruar paraqitjen e 100-të për Përfaqësuesen,…

11 minutes ago