Argjentinasi duket se do të nis një kapitull të ri larg Interit, pasi PSG duket se është gati të aktivizojë opsionin për transferimin e tij.
Il Corriere dello Sport pretendon se dokumentet e kërkuara do të shkëmbehen në orët e ardhshme dhe gazeta thotë se operacioni do të finalizohet për rreth 60 milionë euro.
Të lidhura
None found
Raporti thotë se nëse gjithçka shkon sipas planit, lëvizja do të materializohet në fundjavë.
Icardi, i cili ka shënuar 20 gola në 31 ndeshje te PSG në sezonin e parë të huazimit, do të largohet nga Inter shtatë vjet pas transferimit nga Sampdoria.
