Ish trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka dalur në mbështetje të trajnerit aktual Ernesto Valverde.
Sipas raportimeve të fundit klubi katalunas po kërkon që ta ndërrojë trajnerin aktual, e këto raportime për largimin e tij vetëm sa janë shtuar edhe më shumë pas humbjen kundër Atletico Madridit.
Mirëpo Enrique e ka mbrojtur Valverden duke thënë “Unë mendoj se ai po bën një punë të mirë. Ai ende mund të fitojë të gjitha garat në dispozicion përveç Super Kupës. Ai është një nga trajnerët më të mirë Spanjoll. Kur humbni është normale që ka zëra për trajnerët. ”
Po ashtu si opsion për zëvendësimin e Valverdes po shihet ish futbollisti i Barcelonës, Xavi./