Trajnerët konfirmojnë bisedimet mes PSG-së dhe Juventusit për shkëmbimin e lojtarëve

Trajneri i Juventusit, Sarri dhe ai i PSG-së, Tuchel kanë konfirmuar se dy klubet janë në bisedimë për shkëmbimin e De Siglo dhe Kurzaëa.

Goal zbuloi të premten se bisedimet midis palëve janë në fazë të përparuar dhe marrëveshja mund të njoftohet potencialisht në ditët në vijim.

Duke folur në një konferencë shtypi, Tuchel tha se diskutimet kishin ndodhur dhe se Kurzaëa do të humbiste udhëtimin e së dielës në Lille për shkak të pasigurisë për të ardhmen e tij.

Tekniku i Juve, Sarri gjithashtu konfirmoi se bisedimet ishin zhvilluar, megjithëse tha se nuk ishte ende një marrëveshje e kryer.

Kurzaëa me gjasë do të kalojë në Serie A, teksa De Sciglio për herë të parë do të luajë jashtë kampionatit italian.


Shtuar 25.01.2020 16:33