Ekipi anglez Tottenhami është futur sërish në garë për ta transferuar mbrojtësin e Hellas Veronës, Marash Kumbulla, kanë raportuar të enjten mediumet në Angli.
Skuadra londineze edhe në të kaluarën ka qenë e interesuar për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë.
Por, në garë për shërbimet e Kumbullës janë edhe Interi, Napoli dhe disa skuadra të tjera italiane.
Me Hellas Veronën, Kumbulla ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.