Tottenham i bën nder për Champions Man Utd (VIDEO)

Totenhemit i mjaftuan 40 minuta për të mposhtur me rezultatin 3-0 Leiçesterin në ndeshjen e javës së 37-ë të kampionatit anglez.

Ekipi i Hoze Murinjos iu fal dopietës së bomberit Herri Kejn dhe autogolit të Xhastin për të hedhur një hap të rëndësishëm për të marrë pjesën në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm.

Kjo fitore i bën punë Mançester Junajtid, i cili ka mundësinë të parakalojë Leiçesterin duke patur mundësi të marrë vendin e katërt, që çon automatikisht në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.


Shtuar 19.07.2020 17:20