Tottenham bën ofertë zyrtare për mesfushorin e Barcelonës

Mesfushori brazilian i Barcelonës Arthur është një nga më të kërkuarit në këtë merkato verore, pasi fillimisht ishte Interi që u kërkoi katalanëve përfshirjen e tij në marrëveshjen për transferimin e Lautaro Martinez dhe së fundi është Tottenham që i është bashkuar garës.

Klubi londinez ka nisur negociatat me Barcelonën dhe ka ofruar fillimisht 50 milionë euro për kartonin e brazilianit, që shihet nga Mourinho si futbollisti ideal për të marrë përsipër organizimin e lojës së skuadrës.

Megjithatë pretendimet e Barcelonës janë më të larta për mesfushorin, që me Quique Setien ka gjetur pak hapësira në formacion, ndaj po mendon seriozisht largimin nga “Camp Nou” për të luajtur rregullisht.


Shtuar 22.04.2020 09:34