Tottenham afër nënshkrimit me yllin e rivalëve

Aventura e Willian te Chelsea duket se ka ardhur në fund.

Sipas Daily Mail, braziliani ka arritur një marrëveshje me Tottenham-in e Jose Mourinho-s.

Kontrata e lojtarit me Chelsea-n është drejt skadencës dhe në muajt e fundit për të është interesuar edhe Juventus-i.

31-vjeçari nuk ka gjetur një marrëveshje me Blutë për rinovimin e kontratës.

Në 37 ndeshjet e luajtura me Chelsea-n në këtë sezon, Willian ka realizuar 7 gola dhe ka dhënë 6 asiste.

Vlera e tij në merkato, sipas Transfermarkt, është 22.5 milionë euro.


Shtuar 7.05.2020 08:21