“Tonali është më i kompletuar se Pirlo”, e konfirmon vetë legjenda

Ish-mesfushori legjendar italian, Andrea Pirlo, komentoi deklaratat e tifozëve se Sandro Tonali është i ngjashëm me të, duke thënë se mesfushori i Brescias është shumë më i kompletuar sesa ai.

Paraqitjet e 20-vjeçarit kanë bërë që ai të krahasohet me legjendën italiane, Pirlon, mirëpo ish-ylli i Juventusit dhe Milanit beson se Tonali mund të jetë edhe më i mirë sesa ai.

“Thuhet se ai mund të jetë pasardhësi im, por unë nuk shoh shumë ngjashmëri mes nesh”, tha Pirlo.

“Ai është një lloj tjetër i lojtarëve. Ai është shumë më i kompletuar edhe në aspektin difensiv, edhe në nisjen e aksioneve. Ai është një përzierje mes karakteristikave të mia dhe atyre të lojtarëve të tjerë. Ai është më premtuesi nga mesfushorët. Ai do të bëhet sigurisht një lojtar i mrekullueshëm”.


Shtuar 12.05.2020 11:24