Gjasat që Lojërat Olimpike Tokio 2020 të shtyhen po rriten gjithnjë e më shumë.
Komiteti Olimpik i Gjermanisë ishte ai që fillimisht insistonte që kjo Olimpiadë të shtyhet, përkundër vendimit të qeverisë japoneze që të shkohet sipas planeve.
Të lidhura
None found
Së fundmi raportohet se edhe Brazili është në mesin e vendeve që është pro shtyrjes së Lojërave Olimpike.
“Komiteti Olimpik i Brazilit përkrah shtyrjen e Olimpiadës Tokio 2020, për vitin 2021” thuhet në mes tjerash, në deklaratën COB.
Në mes tjerash, edhe Norvegjia është në mesin e vendeve që kanë kërkuar të njëjtën gjë. Mbetet të shihet nëse këto kërkesa afektojnë qeverinë japoneze.
E gjithë kjo situatë po ndodh si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid19, që po rrezikon gjithë botën. Evenimentet e mëdha sportive janë shtyrë për kohë të pacaktuar, për të parandaluar përhapjen e këtij virusi.
