Javën e kaluar stuhia e fuqishme shkaktoi mjaft dëme në Angli e për pasoje u anullua ndeshja mes Manchester City dhe West Ham.
Kampionati elitar i futbollit anglez pritet të ketë telashe edhe këtë fundjavë, me disa ndeshje që rrezikojnë të shtyhen, përfshirë atë mes Norëich dhe Liverpool.
‘The Sun’ shkruan se Premierliga rrezikon të përballet me një tjetër xhiro të anuluar, për shkak të ‘stuhisë Dennis’, i cili po përgatitet të dëmtojë Britaninë e Madhe, transmeton lajmi.net.
Wolverhampton – Leicester, Southampton – Burnley, Norëich – Liverpool pritet të jenë disa nga ndeshjet që pengohen nga kjo stuhi.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i FA, për xhiron që po afron.