Interi ka dështuar në shtëpi, teksa ka barazuar 3-3 me Sasuolon, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serie A.
Ndeshja nisi që në fillim keq për të besuarit e Kontes, të cilët e panë veten në disavanatzh që në minutën e 4’, kur Kaputo shënoi për miqtë. Megjithatë Interi përmbysi rezultatin që në pjesën e parë, kur shënuan me Lukakun në minutën e 41’ dhe me Biraxhin në minutën e 45’.
Pjesa e dytë ishte e qetë, teksa u bë shumë e bukur në minutat e fundit. Në minutën e 81’ ishte Berardi i cili shënoi për miqtë dhe barazoi shifrat, barazim ky i cili zgjati vetëm 5 minuta, pasi Valero kaloi përsëri Interin në avantazh në minutën e 86’. Por edhe ky avantazh zgjati shumë pak, pasi në minutën e 89’ Manjani shënoi për Sasuolon dhe barazoi shifrat në 3-3, rezultat me të cilin u mbyll edhe ndeshja.
Me këtë barazim, Interit i zbehen shpresat për titullin, pasi tani është 8 pikë larg Juventusit kryesues.
