Tirana rrëzohet në Durrës, mposhtet nga Teuta dhe e mbyll ndeshjen me një lojtar më pak (VIDEO)

Teuta ka mposhtur kryesuesit e Tiranës me rezultatin 1-0 në kryendeshjen e javës së 29-të të Kategorisë Superiore.

Vendimtar goli i Emiljano Vilës, i cili i ka dhënë një “asisit” Kukësit, duke rihapur kampionatin dhe duke ngushtuar diferencën e vendit të parë nga ai i dytë me 6 pikë.

Kujtojmë që bardheblutë kishin plot 6 muaj pa humbje, 17 ndeshje. Disfata e fundit e kryeqytetasve ka qenë më 7 dhjetor të vitit 2019 në atë humbje 1-3 ndaj Kukësit.

Për sa i përket ndeshjes së sotme, durrsakët ishin më kërkues në fushën e lojës, duke treguar superioritet ndaj Tiranës, pavarësisht diferencës së pikëve në renditje.


Shtuar 15.06.2020 19:56