Tirana ka mbajtur hapin e Kukësit duke qëndruar 1 pikë pas verilindorëve kryesues falë fitores së 6 radhazi në kampionat. Ekipi i drejtuar nga Emanuel Egbo ka mundur 2-1 me përmbysje Teutën në një ndeshje ku luajti të gjithë pjesën e dytë me 10 lojtarë pas një kartoni të kuq të Çyrbjes të shkaktuar nga simulimi i Kale.
Teuta shënoi e para me anë të Vilës dhe dukej se po kontrollonte mjaft mirë bardheblutë. Por një gafë e portierit Frashëri i dha mundësinë e barazimit ekipit vendas e më pas sfida u përmbys me golin shumë të bukur të Torasës.
None found
Pak çaste me vonë, para fundit të pjesës së parë, Çyrbja prek lehtë Kale dhe ky i fundit i kthehet simulimeve duke gënjyer anësorin i cili sinjalizoi kryesorin. Ky i fundit nxori të kuqin nga xhepi për lojtarin durrsak duke ndikuar këtë sfidë.
Me një futbollist më shumë, Tirana e kishte më të thjeshtë të administronte pjesën e dytë të sfidës, edhe pse nuk gjeti më rrjetën për ta mbyllur duelin. Gjithsesi, fitorja ndihmon ekipin të ecë në rrugën e vet ku objektivi tashmë është i qartë vetëm titulli kampion.
Stuhia e fuqishme që përfshiu Shkupin ka shkaktuar dëme në disa komuna të qytetit. Erërat e forta kanë lënë pas…
Randal Kolo Muani është zyrtarisht lojtar i Juventus. Klubi italian ka konfirmuar transferimin e përhershëm të sulmuesit francez nga Paris…
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko ka deklaruar se në Kosovë ende ekzistojnë shumë…
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj nderimit të njësive ushtarake serbe, duke e cilësuar këtë veprim…
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot, më 2 gusht, në Rrugën Shtetërore 79 "Ternana", në zonën e Colli…
Marash KumbullaMarash Kumbulla është shumë pranë transferimit te Rayo Vallecano [...]Read More...