Categories: kosovë

OVL e UÇK-së: Nderimi i njësive serbe zyrtarizon mohimin e krimeve të luftës në Kosovë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kundërshtuar nderimin e njësive ushtarake serbe, duke deklaruar se një veprim i tillë institucionalizon mohimin e krimeve të luftës dhe mbron pandëshkueshmërinë.

Të lidhura

None found

Sipas OVL-së së UÇK-së, ceremonitë në nderim të këtyre njësive nuk mund të cilësohen si përkujtimore për sa kohë që arkivat shtetërore, ushtarake dhe policore të Serbisë mbahen të mbyllura, ndërsa fati i personave të zhdukur ende nuk është zbardhur.

“Nderimi i njësive ushtarake serbe, ndërsa vazhdohet të mbahen të mbyllura arkivat shtetërore të Serbisë dhe të fshihen provat për krimet e luftës, nuk është përkujtim. Është institucionalizim i mohimit dhe mbrojtje e pandëshkueshmërisë”, thuhet në reagim.

Organizata ka kërkuar që Beogradi t’i hapë arkivat ushtarake dhe policore, si dhe të bëhet i ditur fati i personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Ajo ka theksuar se e vërteta nuk mund të mbulohet “as me medalje, as me nderime shtetërore dhe as me rrëfime të rishkruara”.

OVL-ja vlerëson se mosreagimi ndaj glorifikimit të njësive serbe e forcon më tej mohimin e krimeve. Njëkohësisht, organizata ka përsëritur se Kosova do të kërkojë pa kompromis të vërtetën dhe llogaridhënien për krimet e luftës.

të fundit

“Macja u gjet në Dubai”, Rogerti “thumbon” Selinën dhe Shëndritin, ish-banori i kthehet ashpër: Na hape barkun

Edhe pse “Big Brother VIP Albania” ka përfunduar, duket se përplasjet mes ish-banorëve po vazhdojnë edhe jashtë shtëpisë. Së fundmi,…

47 seconds ago

Deliu ngre shqetësime: Si mori leje arme në Kosovë një i dënuar për vrasje në Zvicër?

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas vrasjes së rëndë që ndodhi sot në Suharekë, duke ngritur pikëpyetje në lidhje…

2 minutes ago

Nga karavidhet te vera luksoze, kjo ishte menyja që Xi Jinping ofroi për krerët botërorë në samitin e Kinës

Një banket me gatime luksoze dhe specialitete tradicionale kineze ishte përgatitur nga presidenti Xi Jinping për liderët botërorë të mbledhur…

8 minutes ago

Braçe: Ministrat që rrezikojnë buxhetin duhet të largohen, përqendrimi i pasurisë kërcënon demokracinë

Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur një sërë shqetësimesh gjatë diskutimeve në Kuvend për projektbuxhetin e vitit 2027, duke kërkuar…

9 minutes ago

Rriten çmimet e produkteve bujqësore, kostot në sektor shtohen gati 10 për qind

Çmimet e produkteve bujqësore në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rritje gjatë muajit tetor, krahasuar me të njëjtën periudhë të…

10 minutes ago

Janevska: UNICEF na mbështet për optimizimin e shkollave dhe kalimin në mësim me një turn

"Optimizimi i rrjetit shkollor dhe mësimi me një ndërrim janë masa për arsim më cilësor dhe përvoja pozitive nga vendet…

11 minutes ago