Timo Werner vendos mes Bayern Munchen dhe Liverpoolit

Ylli i Leipzig, Timo Werner është i vendosur për mos u transferuar në Gjermani bën të ditur Bild.

24 vjeçari në vend të kësaj, ka vendosur të shikojë drejt një transferimit te Liverpool, ku ka dëshirë të punojë me trajnerin Jurgen Klopp.

The Reds kanë qenë dhe më parë të lidhur me Werner, por është e paqartë nëse do të jenë në gjendje të bëjnë një veprim të tillë këtë verë pas gjithë kësaj krize të shkaktuar nga koronavirusi.

Werner te RB Leipzig është transferuar në vitin 2016 nga Stuttgart, dhe në 118 paraqitje ka shënuar 72 gola./


Shtuar 30.04.2020 07:07