“Time to wake up”, tifozat e Tiranës befasojnë ekipin serb në mes të natës (VIDEO)

Ultrasit e Tiranës “Fanatics” duan të bëjnë gjithçka që skuadra e tyre e zemrës t’ia arrijë të eliminojë Crvena Zvezdën në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve. Mbrëmjen e djeshme, një pjesë e tyre ndezën fishekzjarre në afërsi të hotelit ku është akomoduar skuadra serbe.

Ngjarjen e kanë përcjellë vetë “Fanatics”-at në faqen e tyre zyrtare duke ironizuar me fjalinë “Time to wake up!” (Koha për t’u zgjuar!).

Pavarësisht se sfida do të luhet pa praninë e tifozëve, është e vështirë që të frenohen emocionet e këtij takimi.


Shtuar 25.08.2020 08:42