Tifozët e Torinos: Mijëra vdekje në çdo qytet dhe ju mendoni për rikthimin e futbollit

Tifozët e Torinos kanë bërë akuza të mëdha për ata që dëshirojnë që Serie A të rikthehet për vazhdimin e këtij sezoni.

Italia ishte një nga vendet e para në Evropë që u godit nga sëmundja vdekjeprurëse, dhe Serie A qëndron e pezulluar që nga 9 marsi.

Në këtë vend, mbi 220 mijë persona janë infektuar, ndërsa ka pasur më shumë se 30 mijë vdekje.

Skuadrat tashmë janë rikthyer në stërvitje individuale, ndërsa pas 18 majit, do të vazhdohet me stërvitje grupore, për fazën finale para vazhdimit të sezonit.

Por, janë disa tifozë të Torinos që kanë bërë një “protestë” me disa transparente që kanë vendosur te stadiumi i klubit të tyre, duke treguar se nuk janë aspak të entuziazmuar nga mundësia e rikthimit të futbollit.

“Mijëra vdekje në çdo qytet, por ju mendoni për rikthimin e Serie A”, shkruhet në njërin prej transparenteve.

“Virusi i vërtetë që duhet të zhduket jeni ju që dëshironi të ktheheni për të luajtur”.


Shtuar 12.05.2020 18:33